Dosja e Kasëm Trebeshinës/ Nga lufta te burgu, studiuesja tregon se si veprimtari kritikonte realizmin socialist

20/09/2026 12:30

Nga luftëtar për lirinë e atdheut në armik të popullit! Në shkrimet e para të Kasëm Trebeshinës, reflektohen përshtypjet e tij për Luftën Nacional Çlirimtare, shpjegon studiuesja Anila Mullahi.

Shumica e atyre që merrnin pjesë në luftë kishin shkuar me ideale, me dëshirën për të mbrojtur dhe çliruar vendin e tyre, por një pjesë ia lanë vendin egoizmit të tyre, dëshirën për pushtet dhe ai sheh te kjo luftë shenjat e një lufte civile”, shprehet studiuesi Anila Mullahi.

Në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Librit dhe Shtëpia me Gjethe, në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, studiuesja citoi pjesë nga dosja e Trebeshinës.

Sipas dosjes, Trebeshina nuk ka thënë asgjë kundër partisë, nuk ka thënë asgjë kundër idealeve komuniste. Ai ka thënë që letërsia e realizmit socialist nuk ka asnjë vlerë. Këtë e ka thënë me zë të lartë”, shton ajo.

Në dosje paraqitet një letër e Trebeshinës drejtuar Ministrisë së Brendshme, ku thotë: Dua të largohen përgjithmonë në Zvicër! Po ashtu, paraqitet dëshmitë e njerëzve të afërt që e spiunuan.

Informacionet që çonin më shpesh njerëzit që kishte pranë lidhen me dëshirën e shprehur prej tij për të ikur nga Shqipëria. Që thoshte se letërsia e tij nuk është për këtë vend” thekson Mullahi.

Trebeshina u largua nga Lidhja e Shkrimtarëve pasi vepra e tij nuk po botohej, por momenti kur u dënua ishte në 1953, pasi dorëzoi teserin e partisë dhe në vitin 1954 u burgos, por brenda tij ndihej i lirë, thotë Mullahi që kujton një bisedë me autorin.

Sakaq ajo e mbyll fjalën duke thënë “Si i ke shkruar këto vepra në kohë diktature kur nuk kishe asnjë kontakt me botën e jashtme, si ke arritur të shikosh këtë lloj letërsie në një kohë diktature. A tha: Diktatura ishte jashtë meje, unë kam qenë e lirë, edhe kur isha në burg, unë isha i lirë”.

Një zhgënjim tjetër që shfaqen në shënimet e Trebeshinës lidhet me kolegët artistë, për të cilët kishte besuar se mund të bëheshin bashkë për të kundërshtuar sistemin.

 

Top Channel