Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat

19/09/2026 22:55

Dy shtetas gjermanë janë ndaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, pasi ngjitën dy piktura në mur, pranë të famshmes Mona Lisa.

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 19 shtator, rreth orës 15:30, në sallën ku ekspozohet vepra e Leonardo da Vinçit. Sipas një burimi policor të cituar nga gazeta franceze “Le Parisien”, dy burrat përdorën shirit ngjitës për të vendosur dy pikturat e tyre në mur, pranë Mona Lizës.

Të dy u ndaluan nga autoritetet për dëmtime të lehta në muze. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ata shpjeguan se e kishin bërë veprimin për t’u argëtuar.

Incidenti vjen pas një serie episodesh të pazakonta në Luvër. Në nëntor 2025, dy TikTok-ë belgë kishin arritur gjithashtu të vendosnin për pak minuta një pikturë të tyre pranë Mona Lizës, përpara se ajo të hiqej nga stafi i muzeut.

Top Channel