I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari nga Kosova në Morinë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë.
Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një kalimtar. Viktimë ka mbetur 44-vjeçari Artan Myrtaj.
Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor. Viktima ka qenë duke ecur në këmbë, ndërsa i është zënë pritë nga autorët. Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës.
Ai rezulton i arrestuar nga Policia e Sarandës në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas një rasti plagosjeje në qytetin ku mbeti viktimë.
Asokohe ai ishte shpallur në kërkim si një nga personat e dyshuar të shpallur në kërkim në plagosjen me armë ndaj Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt. Ngjarja ka ndodhur në 2025 për një pronë në vijën bregdetare.
44-vjeçari Murtaj akuzohej për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”.
Top Channel