Lihet në burg 69-vjeçari, Hysni Patushi që goditi për vdekje me thikë në gjoks gruan e tij 58-vjeçaren, Lumturie Patushi.

Krimi ndodhi në Tiranë, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e vdekur në vend.

Dyshimet janë se i moshuari ishte në gjendje të dehur, një rrethanë kjo që nuk ishte lehtësuese për masën e sigurisë.

Si ndodhi krimi brenda familjes?

Konflikti mes tyre lindi prej mungesës që Lumturia bënte në shtëpi. Ajo shpenzonte më shumë kohë në shtëpinë e të bijës, në apartamentin ku ndodhi krimi, për t’u kujdesur për 4 fëmijët e saj të mitur. Por kjo nuk pranohej nga 69-vjeçari Hysni Patushi, i cili u nis me thikë në dorë nga shtëpia e tyre në “Don Bosko” për të shtëpia e vajzës tek “Rruga Ranorama” ku kreu krimin e rëndë në sy të nipërve.

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ngrinte dorë mbi bashkëshorten. Edhe në 2017 ai ishte vënë në pranga pasi kishte dhunuar Lumturinë, nënën e 7 fëmijëve të tij.

Pas vrasjes Hysni Patushi hodhi thikën jashtë pallatit dhe u largua drejt Kamzës, ku takoi një të afërmin e tij. I shtyrë prej tij ai u vetëdorëzua në polici ku dhe rrëfeu krimin e kryer duke ia hedhur fajin alkoolit për përshkallëzimin e konfliktit. Ndërsa armë e krimit, falë kamerave të sigurisë në zonë u gjet dhe u sekuestrua.

 

Top Channel