Një skenë në varreza?! Po po, ashtu siç e dëgjuat. Së fundmi janë publikuar disa fotografi nga prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku janë duke xhiruar në varreza.

Aktorët shihen të veshur me rroba të zeza dhe të trishtuar. Nuk dihet ende se cili është personazhi i cili ka ndërruar jetë, nëse kjo është një shaka apo një skenë reale, por kurioziteti i të gjithëve ne është tepër i madh. Madje tani edhe më shumë.

“Në kuadër të dashurisë” është një komedi romantike, me të qeshura, dashuri, por dhe lot. Për këtë arsye duket paksa i çuditshëm ky sheshxhirim. E ndoshta tani merr kuptim dhe fjala ‘lot’… Por sidoqoftë, duhet të presim dhe pak për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve!

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA