Christina Aguilera pozon e zhveshur në vaskë, këngëtarja ndan pamjen me ndjekësit në Instagram

29/10/2026 19:35

Këngëtarja e njohur Christina Aguilera ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi publikoi një fotografi nudo në vaskë, duke mbuluar gjoksin me emoji fantazmash në prag të Halloween-it.

Në postimin e publikuar të mërkurën, më 28 tetor, Aguilera shfaqet në vaskë, ndërsa pas saj duket një dritare e madhe me perdet e mbyllura, që lejojnë të hyjë shumë pak dritë. Këngëtarja ka mbuluar gjithashtu një pjesë të fytyrës me flokët e saj.

Këngëtarja e njohur Christina Aguilera ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi publikoi një fotografi nudo në vaskë, duke mbuluar gjoksin me emoji fantazmash në prag të Halloween-it.
“Paraqitjet e fundit para Xtinaween”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke shprehur entuziazmin për festën e Halloween-it dhe kostumin që po përgatit për këtë rast.

Top Channel