23/11 20:06
France Football ka bërë të ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, e cila vlerëson futbollistin më të mirë të vitit, do të zhvillohet më 30 tetor, në Teatrin Châtelet në Paris.
Para kësaj ngjarjeje, më 6 shtator do të shpallen të gjithë të nominuarit për kategoritë e ndryshme.
Kujtojmë se në edicionin e kaluar çmimi për lojtarin më të mirë në botë iu dha francezit Karim Benzema, në një ceremoni gala ku u dalluan edhe Robert Lewandowski (sulmuesi më i mirë), Thibaut Courtois (portieri më i mirë), Gavi (lojtari i ri më i mirë) dhe Alexia Putellas (lojtarja më e mirë)./ SuperSport
Top Channel