Zyrtare, Rafael Leao rinovon me Milan deri në 2028-ën

02/06/2023 17:25

Tashmë është zyrtare, Rafael Leao ka rinovuar kontratën e re me Milanin.

Sipas një publikimi të bërë nga vetë klubi i “kuqezinjve” të Italisë, bëhet me dije se portugezi do të jetë pjesë e “Djallit” deri në verën e vitit 2028.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rafael Alexandre da Conceiçao Leao deri më 30 qershor 2028. I bashkuar me Milan në verën e vitit 2019, Rafael grumbulloi 162 paraqitje, shënoi 41 gola dhe dha 29 asistime për kuqezinjtë dhe u shpall “Lojtari më i mirë i Serie A” sezonin e kaluar. AC Milan dhe Rafael do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”-bën me dije Milan./ SuperSport

Top Channel