“Lojtarët me marrëdhënie vetëm 4 herë në muaj s’mund të jenë në skuadrën time”, trajneri çudit me deklaratën

02/06/2023 18:07

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë me shaka se lojtarët që kanë marrëdhënie seksuale vetëm katër herë në muaj nuk mund të jenë në skuadrën e tij.

Simeone ka qenë në krye të Atletico Madridit që nga viti 2011, dhe i ka siguruar skuadrës së tij të paktën një vend të tretë në sezonin aktual të La Ligas, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në fund.

Në një intervistë për “Cadena Cope”, Simeone diskutoi disa nga problemet e Atleticos, duke përfshirë rikthimin e Joao Felix nga Chelsea, dhe të ardhmen e tij në klub.

Gjithashtu, Simeone kishte kohë edhe për çështje personale, pasi prezantuesi citoi një studim që spanjolli mesatar kryen marrëdhënie seksuale 56 herë në vit.

“Sa shumë? 56, 56 në vit, sa janë në muaj? Katër herë në muaj? Katër herë në muaj jo. Me katër herë në muaj ju nuk mund të luani në skuadrën time”, tha Simeone.

Kur intervistuesi i bëri presion Simeone për një shifër më reale, ai tha: “15 herë në muaj? Unë nuk mund ta them, por ne kemi një mesatare të mirë”, tha më tej Simeone.

Simeone u martua me gruan e tij modele Carla Pereyra në qershor të vitit 2019, dhe ata kanë dy vajza së bashku. Po ashtu, argjentinasi ka edhe tre djem nga martesa e tij e parë, të cilët janë të gjithë futbollistë profesionistë.

Top Channel