Tottenham nis merkaton në Itali, paguan 30 mln euro te Juventusi

01/06/2023 10:53

Merkato e Tottenhamit nis nga Dejan Kulusevski, i cili do të vazhdojë të luajë në Premier League.

Drejtuesit e klubit londinez kanë pranuar të investojnë shumë 30 mln euro te Juventusi për të blerë kartonin e sulmuesit të djathtë.

23-vjeçari u huazua nga bardhezinjtë italiane te Spurs në janarin e vitit 2022, me kërkesë të ish-trajnerit Conte. Impakti me futbollin anglez ishte pozitiv për lojtarin e kombëtares suedeze.

Ky sezon ka qenë disi më ndryshe, ndikuar edhe nga problemet e mëdha te Tottenhami. Vetëm 2 gola dhe 7 asiste në kampionat për Kulusevskin, por drejtuesit janë të bindur për kualitetin që zotëron.

Tottenhami do e bëjë të vetin duke paguar 30 mln euro në arkat e Juventusit, ndërkohë që tifozët e skuadrës kryeqytetase janë në ankth për të ardhmen e kapitenit Harry Kane./ SuperSport

Top Channel