Të vërtetat e shkarkimeve, si kompletohet revolucioni te Bayern Munchen

01/06/2023 13:50

Një rikthim pas për të ecur përpara. Bayern Munchen, që nga sezoni i ardhshëm do të revolucionarizohet në krahasim me edicionin që u mbyll.

Si organikë, por edhe më shumë në aspektin drejtues. Pasi u pushuan administratori i deleguar Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamdidzic, tani po kërkohen zëvendësuesit.

Bayern, ja si ndryshon

Shefi i ri ekzekutiv do të jetë Jan-Christian Dreesen, që deri javën e kaluar ishte drejtor i financave të klubit. Për ta ndihmuar në detyrën e tij përkrah do të ketë Karl-Heinz Rummenigge. I cili kishte dy vite që kishte lënë detyrën e administratorit të deleguar kundrejt Kahn. Dhe që tani do të kthehet në klub si anëtar i Këshillit të Administrimit.

Do të rikthehet të ketë më shumë fuqi edhe ish-presidenti Uli Hoennes, (aktualisht president nderi), edhe ai anëtar i Këshillit të Administrimit. Hoeness duke folur për Kicker, tha haptazi se pushimi i Kahn ishte i paevitueshëm. “Duhet të pranojmë, do ta largonim edhe nëse Bayerni fitonte tripletën, ishte një vendim që duhej marrë“. /Supersport

Top Channel