Zbardhet plani tronditës në Francë, arrestohet 18-vjeçari që donte të merrte peng Kylian Mbappé 02/09 16:35
Lajme të bujshme vijnë nga Spanja, nga ku raportohet se sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është një hap larg transferimit në Arabinë Saudite, te klubi i Al Ittihad.
Marrëveshja, raportohet se është pothuajse e mbyllur dhe francezi do të marrë një pagë prej 100 milionë euro në vit nëse do të bashkohet me kundërshtarët e Cristiano Ronaldos, njëkohësisht kampionët e këtij sezoni në Arabinë Saudite.
Kontrata e Benzema me Realin përfundon më 30 qershor, gjë që e bën sulmuesin të largohet nga madrilenët me parametra zero pas 14 vitesh./ SuperSport
Top Channel