Skuadra e Cikalleshit siguron mbijetesën në javën e fundit

31/05/2023 22:43

Skuadra e Sokol Cikalleshit siguron mbijetesën në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Al Khaleej, në javën e fundit të kampionatit arriti të triumfonte 3-1 ndaj Abha, edhe pse nga minuta e 52-të luajti në inferoritet numerik.

Sulmuesi kavajas, pavarësisht se nuk srriti të shënonte në këtë sfidë, ishte pikë referimi në majën e sulmit, çka kuptohet edhe nga fakti që luajti titullar dhe qëndroi në fushë deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.

Golat për Al Khaleej u shënuan në pjesën e dytë nga Lucas (47’) dhe Morato (74’ dhe 84’), duke zhvlerësuar golin e Al-Salouli të Abha në pjesën e parë.

Cikalleshi ishte ndër më të mirët për Al Khaleej gjatë gjithë sezonit, teksa ka shënuar në total 10 gola dhe ka dhënë tri asiste.

Top Channel