Shënoi golin e pestë në Korenë e Jugut, Asani në formacionin e javës

31/05/2023 20:25

Jasir Asani në formacionin më të mirë të javës në kampionatin elitar të Koresë së Jugut.

Ish-futbollisti i Partizanit, pjesë e Gwangju, shkëlqeu në ndeshjen kundër Suwon, të fituar 0-2 nga skuadra e tij, me një gol të shënuar në minutën e 84-t.

Për 28-vjeçarin, tashmë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë (edhe për ndeshjet e qershorit), ky ishte goli i pestë në kampionat.

Edhe pse luan në Azinë e Largët, Asani ka qenë në vëmendjen e trajnerit kuqezi, Sylvinho, që befasoi me aktivizimin e tij titullar që në ndeshjen e parë kualifikuese, në transfertë me Poloninë.

Top Channel