Flet legjenda e Romës: Është ndryshe nga finalja e Tiranës

31/05/2023 22:08

Francesco Totti, kapitenit historik i Romës, foli për mediet italiane pak minuta para finales së Europa League-s.

Çfarë ndjesie keni? Çfarë ndryshon nga spektator në lojtar?

Ndjenjë ndryshe, kur luaja ishte më e vështirë.

Si ju duket në krahasim me finalen e Tiranës?

Janë dy finale të ndryshme, janë të vështira. Sevilla është një ekip i fortë dhe solid, le të shpresojmë për më të mirën.

E ardhmja e Mourinhos?

“Mourinho? Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Romën. Se çfarë do të bëjë Mourinho, do të mësohet në fund të sezonit”.

E keni zili Pellegrinin sonte në rolin e kapitenit?

Nuk kam pasur kurrë zili askënd, më vjen mirë që ekziston mundësia që një tjetër roman ta ngrejë këtë trofe.

Top Channel