Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet e parashikuara për sot në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, do të anulohen.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, por pa dhënë detaje të tjera.

“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”,-thuhet në njoftim.

Ndërkohë, pas përplasjeve të dhunshme me gaz lotsjellës, si dhe mjetetë forta ndaj forcave të KFOR, protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç është paralajmëruar të vijojë edhe ditën e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA