Përfundon sërish pa rezultate takimi mes Kurtit dhe Hamzës, nuk ka marrëveshje mes LVV dhe PDK

05/10/2026 18:30

Janë mbyllur punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua në një situatë të tensionuar edhe jashtë godinës së Kuvendit, ku po mbahej protestë.

Pas përfundimit të seancës, vëmendja u zhvendos te zhvillimet politike dhe takimi i paralajmëruar mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Raportohet se s’ka marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke u futur sërish në listën e takimeve pa progres.

Seanca e jashtëzakonshme u mbajt ndërkohë që jashtë Kuvendit protestuesit kundërshtonin zhvillimet lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Top Channel