Në 205 auditime të kryera në institucione shtetërore, KLSH ka gjetur 811 milion euro dëme në buxhet.
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu bën me dije se gjatë 2022-it u bën katër kallëzime penale për 16 zyrtarë për shkak të abuzimit me fondet publike.
Ndërkohë, ajo që vihet re nga vitit i kaluar është fakti se dëmi ekonomik faktik që duhet të rikthehet si vlerë në buxhet është ulur ndjeshëm nga një vit më parë. Kjo shumë rezultoi në vlerën e 159 milionë eurove në 2021-in, ndërsa në 2022-in qëndron në 13 milionë euro.
Ndërkohë rritje të ndjeshme kanë dëmet e shkaktuara nga keqmenaxhimi, mosplanifikimi i mirë apo moseficenca e fondeve shtetërore, që njihen sit ë ardhura të munguara në buxhet, KLSH I ka llogaritur në vlerën e plot 798 milionë eurove.
Mosmenaxhim i fondeve publike KLSH evidenton se vjen nga dy burime kryesore si shit/blerja dhe dhënia me qira e pasurive shtetërore, ndërsa surprizë këtë vit vjen edhe mosmbledhja e taksave nga bashkitë. Edhe shpenzimet për investimet mbajnë një barrë të madhe tek mungesa e të ardhurave në buxhet. Edhe zëri të tjera apo shkelje në disiplinën buxhetore është një nga barrat më të mëdha.
KLSH edhe në raportin e këtij viti vijon të theksojë problemin e qeverisë me ndryshimin e shpeshtë të buxhetit me akte normative, gjë e cila sjell planifikim të dobët të financave publike sipas institucionit.
Top Channel