Fatura e kripur në aksin Milot-Balldren, 83.4 mln euro vetëm mirëmbajtja, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera. Do të paguhet edhe tarifa më e lartë e kalimit
21/09 19:47
Mbi 34.9% e tregut të ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri është e paformalizuar.
Por ky sektor jo pa peshë në ekonomi kryen transaksionet ndërmjet qytetarëve me bankat, Kadastrën, Tatimet dhe institucione të tjerë dhe moslicensimi i ndërmjetësve lë shteg për pastrim parash apo financime të dyshimta.
Për herë të parë është realizuar një studim mbi tregun e ndërmjetësve të pasurive, ku vetë profesionistët kanë raportuar 34.9% e agjentëve që operojnë në treg veprojnë plotësisht informalë.
Ka një ligj të miratuar, i cili ka vendosur standarde, por ai nuk zbatohet.
Elona Hoxha theksoi se transparenca dhe siguria mbeten thelbësore në tregun e pasurive të paluajtshme.
Top Channel