“Vallëzimi i fundit në Çair”, Shvercerat ndahen me mesfushorin

11/05/2023 18:00

Freddy Alvarez është një nga lojtarët më të talentuar që ka veshur fanellën e Shkupit.

Por, aventura e tij me bardhekaltrit që garojnë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ka marrë fund.

“Vallëzimi” i fundit i Alvarezit në Çair! Ekipi ynë falënderon Freddy Alvarezin për tri vite qëndrim në familjen tonë, duke realizuar 100 paraqitje me 20 gola dhe 51 asiste.

Ai gjithmonë do ta ketë derën e hapur te FC Shkupi. FALEMINDERIT FREDDY”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.

28-vjeçari nga Kosta Rika provoi për herë të parë një aventurë europiane duke firmosur për skuadrën shqiptare, fanellën e së cilës e mbajti veshur për tri sezone.

Alvarez fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut sezonin e kaluar me Shkupin.

Top Channel