Nuk ka gjetur hapësirat e duhura te Bayerni, Reali gati të përfitojë

11/05/2023 09:14

Reali i Madridit do të kërkojë të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e Bayernit të Mynihut, Noussair Mazraoui, në merkaton e ardhshme verore.

Sipas raportimeve nga Spanja, marokeni është i zhgënjyer me minutazhin e tij të aktivizimit tek ekipi i Bayernit dhe spanjollët dëshirojnë të nënshkruajë me të për të zëvendësuar mbrojtësin e djathtë, Dani Carvajal.

Mazraoui u transferua nga Ajaxi verën e shkuar për shifrën e 20 milionë eurove, por nuk ka qenë në planet e trajnerit gjerman Thomas Tuchel. Kontrata e 25-vjeçarit me bavarezët është e vlefshme deri në verën e 2026-ës.

Top Channel