Zbulohen në Dimal 2 subjekte ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh të kontrabanduara nga MB, sekuestrohen 68 makina, pranga pronarit Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.
Rama fillimisht u shpreh se me reagimet që ka pasur herë pas here për mediat, sidomos për epitetin “kazanë” e ka pasur para fitimit të zgjedhjeve dhe tashmë nuk e përdor më.
Ai shtoi se e ka pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që ka pjesët e admirueshme dhe ato të neveritshme.
“Unë nuk jam klasa politike dhe as nuk flas për klasën, nuk marr as përsipër. Me fjalën kazan unë herën e fundit e kam përdorur kur ende nuk kisha fituar dy zgjedhjet më pas e kam hequr dorë për arsye të cilat nuk po i përmendim sot. Duke qenë se janë perceptuar si të tilla kam hequr dorë dhe kam pranuar se media në Shqipëri është një xhungël që siç ka pjesët e admirueshme ka edhe pjesët e neveritshme. Ky është një agresion kriminal që i shkon shumë një shprehje frystrimi. Nuk dua të jap opinione, madje dua të ju përgëzoj, në fakt Top Channel që ka qenë i përmbajtur në atë që mund të jetë i natyrshëm prirja për ti drejtuar gishtin, për shkaqe të një sërë aktesh shumë kurajoze por edhe të dokumentuara kohët e fundit“.
Pas kësaj deklarate nisën pyetjet për kryeministrin, situatë e cila solli përplasje me gazetaren Klodiana Lala.
Klodiana Lala: Jetën politike ta mbajë politike. Krimi i organizuar në një farë mënyre po imiton arrogancën e pushtet.
Edi Rama: Ma bëtë pyetjen dhe më keni ndërhyrë tre herë. Nuk mund të bëni pyetjen dhe të merrni përgjigjen që doni. Kjo është jeta e neveritshme mediatike që unë flas. Unë nuk e negocioj dot në atë që është edukata. Pse nuk më lë të flas nuk e kuptoj pse acaron.
Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.
Edi Rama: Në cilin thelb, që ti ke thënë katër fjali nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas.
Edi Rama: Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave.
Top Channel