Mbretëria e Bashkuar po dridhet/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë referendum: E ardhmja jonë është në BE
Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri e cilësoi çështjen e Belinda Ballukut si një nga hetimet me peshën më të madhe financiare që ka aktualisht SPAK, për shkak të miliarda eurove të prokurimeve në sektorin e infrastrukturës.
Në “Top Story”, Tomorri tha se procedurat që po hetohen kapin një vlerë prej qindra milionë eurosh, ndërsa ngriti si çështje kryesore përcaktimin e dëmit financiar dhe rikuperimin e parave në rast se provohet korrupsioni.
Ai u shpreh skeptik për rezultatet e deritanishme të hetimeve të kësaj natyre, duke theksuar se interesi i qytetarëve nuk është vetëm ndëshkimi i përgjegjësve, por edhe kthimi i parave të humbura nga pasuria publike.
Tomorri: Për nga efekti financiar, infrastruktura është buxhet i madh, janë miliarda euro prokurime. Pavarësisht, SPAK ka 11-12 procedura që janë 300 e ca, 400 milionë euro. Nëse do nisesh nga buxheti i prokuruar, kjo është figura më e rëndësishme që ka nën hetim SPAK.
Ata do të hetojnë sa është dëmi që u është shkaktuar qytetarëve shqiptarë, sa ka përfituar nëpërmjet ryshfeteve. Nuk e dimë nëse SPAK-u do ta arrijë këtë.
Pyetje: Pse dyshon te SPAK?
Tomorri: Unë nuk dyshoj, shoh çfarë ka ndodhur. Përgjithësisht, goditjet që janë bërë brenda mazhorancës, kur kanë qenë figura të mëdha, ka pasur një distancim të zotit Rama dhe pastaj ka ndërhyrë SPAK. Kur ka pasur barrierë nga zoti Rama, si 6-7 muaj më parë, nuk ka ndërhyrë SPAK.
Për sa i përket pjesës financiare, jam skeptik, se në të gjitha aferat që janë hetuar nuk ka pasur një dosje të kopsitur që të thotë: kaq ishte dëmi financiar. Dhe nuk ka pasur rikuperim parash. Paratë ishin gjithmonë në drejtim të paditur dhe ne ndëshkojmë me nenin e famshëm “shpërdorim detyre” apo “shkelje e barazisë në tender”, dhe hyjmë në diskutimet nëse do hetohet në burg apo do hetohet në liri.
Interesi i qytetarëve shqiptarë është që aty ku ka korrupsion dhe vjedhje të pasurisë publike, të rikthehen ato para.
Perceptimi im është që temperatura për zonjën Balluku duket sikur ka ndryshuar. Nga jashtë duket sikur nuk është aq e fuqishme sa ç’ishte më parë.
Top Channel