Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Abu Dhabi: Shqipëria synon më shumë investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Komisioni i ngarkuar nga këshilli bashkiak i Divjakës për të përgatitur relacionin kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, pas një muaji punë dhe argumenteve ka dalë në terren për të tërhequr edhe me duket e qytetarëve në dëgjesa publike.
Dëgjesa e parë është organizuar në Divjakë ku përveç komisionit salla ishte mbushur nga qytetarë të interesuar.
Siç raporton korrespondenti i Top Channe, Bledar Korreshi, takimi fillimisht ka qenë me tone të ashpra pasi disa nga pjesëmarrësit kanë kërkuar që të kishte prezencë të deputetes së zonës dhe përfaqësues nga hartuesit e reformës territoriale.
Kryetari i bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka informuar pjesëmarrësit me relacionin e përgatitur nga komisioni material i cili do të paraqitet në Kuvend për të kundërshtuar projektin e territoriale për shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnjen. Ndër të tjera, Gorrea ka renditur faktet të cilat janë një armë e fortë që kuvendi të mos miratojë shkrirjen e bashkisë Divjakë.
Edhe nënkryetari i këshillit bashkiak, përfaqësues i opozitës Eugen Verdho, u shpreh se opinionet e qytetarëve do të gjejnë vend në materialin e komisionit për të mbrojtur pozitat e Divjakës si bashki.
Disa nga pjesëmarrësit që shprehen mendimet dhe argumentet e tyre janë të gjithë kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, duke bërë dhe thirrje që në protestën që mbahet prej 45 ditësh të jetë e pranishme për t’i mbështetur edhe administrata fermerët dhe bizneset
Dëgjesat do të vazhdojnë edhe në njësitë administrative ditët e ardhshme.
Top Channel