Policia greke ka kryer tre arrestime për rrahjen brutale të një burri indian në orët e para të së shtunës në Thiva.

Sipas radiothiva.gr, bëhet fjalë për dy burra me origjinë shqiptare dhe një grek, të cilët konsiderohen të dyshuar për sulmin.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, incidenti ndodhi rreth orës 06:00 në rrugën Dirkis, ku dyshohet se të tre sulmuan burrin. Kur viktima u përpoq të ikte drejt rrugës qendrore për këmbësorë të Thivës, autorët dyshohet se e ndoqën atë, duke vazhduar ta rrihnin barbarisht.

Policia greke nisi një hetim për të identifikuar personat e përfshirë, duke përdorur, ndër të tjera, pamje filmike. Tre të dyshuarit u gjetën dhe u arrestuan të dielën, ndërsa, sipas të njëjtit informacion, njëri prej tyre jetonte në një shtëpi në rrugën kryesore për këmbësorë të Thivës.

Top Channel