Graham Potter po përballet me një situatë shumë të vështirë në Chelsea. Klubi londinez ka regjistruar vetëm nëntë fitore në 25 ndeshje dhe trajneri i bluve ka kritikuar menaxherin e mëparshëm, Thomas Tuchel, për përgatitjen e sezonit.
“Situata është e komplikuar. Javën e kaluar thashë se ky është profesioni më i vështirë në futboll dhe ka arsye për këtë.
Organizimi nuk funksionoi dhe praktika nuk shkoi siç pritej. Nuk isha aty dhe nuk mund të them më shumë.
Mendoj se jemi përmirësuar, por pjesa e parë kundër Southamptonit ishte më e dobët nga se çfarë mund të bëjmë. Këto janë fakte që s’na pëlqejnë, por kjo është situata aktuale”, theksoi trajneri i bluve.
Tifozët nuk janë të kënaqur me situatën aktuale:
“Ata kanë këtë të drejtë. U mërzitën nga humbja në shtëpi ndaj Southamptonit. Asgjë që thoni nuk do ta ndryshojë atë situatë. Zgjidhja është të fitosh ndeshjet. Rezultatet nuk kanë qenë të mira dhe humbja me Southamptonin… ata kanë të drejtë të zemërohen”.
Top Channel