Inter anuloi disavantazhin 0-2, Chivu: Ajo që thashë në pushim të ndeshjes është e vërteta, edhe lojtarët e dinë, por mbetet atje…

19/09/2026 22:16

Inter ia doli të anulojë një tjetër disavantazh 0-2 por këtë radhë vetëm barazoi pa e çuar deri në fund përmbysjen në rezultat dhe doli nga Olimpico me 1 pikë, por duke treguar se ky Inter vuan, gabon, por nuk vdes kurrë, reagon ringrihet dhe i shkakton dëme kundërshtarit.

Këtë të shtunë i takoi Romës që të vuante kthimin e fortë të zikaltërve që zhvilluan një pjesë të dytë të shkëlqyer, krejt ndryshe nga 45 minutat e para.

‘Probleme në sjellje në fushë? E përsëris, atë që ua thashë në pushimin e ndeshjes futbollistëve, mbetet aty dhe unë nuk vij që të tregoj gjëra të caktuara-tha trajneri i Interit-është e vërteta absolute dhe ajo që mendoj, jam i bindur se edhe ata e dinë. Dhe do të përmirësohemi. Në pjesën e dytë, për sjelljen, grintën, cilësitë dhe personalitetin bëmë një ndeshje të madhe; u përballëm me një skuadër të madhe dhe ishte një ndeshje e bukur. Nxorëm në pah diçka më shumë në krahasim me fillimin e sezonit; do të nisesha nga kjo, do të punojmë për disa aspekte që mbeten mes nesh’.

Gjithsesi barazimi në Olimpico është një rezultat i kënaqshëm për Chivun

‘Ishte një pikë e vlefshme e marrë në një fushë të vështirë-vijoi Chivu-në futboll ekzistojnë 2 faza; me topin dhe pa topin. Dhe ne duhet të përmirësohemi në fazat e lojës pa top. Duhet të bëjmë më mirë në qasjen tonë dhe të kuptojmë kundërshtarin. Jemi në një pikë më të mirë në krahasim me vitin e kaluar. Kemi zhvilluar dy ndeshje direkte me Napolin dhe Romën, kemi 13 pikë që është një rezultat i mirë.  Kemi shumë rrugë për të bërë, por unë do të marr për bazë pjesën e dytë të mirë të kësaj ndeshjeje’.

Dhe në fund Chivu dha edhe mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të legjendës së Interit, Sandro Mazzola.

‘Iu bashkohem ngushëllimeve, humbëm një ikonë dhe një legjendë të vërtetë. I dërgojmë ngushëllimet të gjithë familjes-tha Cristian Chivu.

Top Channel