Foto ilustruese

Viktima e një aksidenti automobilistik që ndodhi një ditë më parë në Durrës, është ende e paidentifikuar.

Një grua në moshë të re është aksidentuar për vdekje nga një automjet, drejtuesi i të cilit u arrestua nga policia një ditë më vonë, të mërkurën.

Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë Mbikalimit të Shënavlashit në autostradën Durrës-Tiranë, ndërsa në pranga u vu një 68-vjeçar me inicialet Dh.R., banues në Tiranë.

Policia e Durrësit bën me dije se viktima është një shtetase rreth moshës 30-35 vjeç ende e paidentifikuar e cila si pasojë e përplasjes nga automjeti ka humbur jetën.

Sipas burimeve policore, bazuar në veshjen e viktimës, dyshohet se ajo ishte një endacake që në çastin e aksidentit ka qenë vetëm në rrugë.

Brenda një harku të shkurtër kohor në rrugët e Durrësit kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa policia rrugore ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA