Ambasada e SHBA-së paralajmëron protesta në Kosovë, udhëzim për shtetasit amerikanë në ditën e vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

14/09/2026 11:02

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka paralajmëruar për protesta të mëdha që mund të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator, në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Në njoftimin e saj, ambasada paralajmëron për grumbullime të mëdha, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar, duke u kërkuar shtetasve amerikanë të shmangin zonat e protestave dhe lëvizjet e panevojshme.

Personeli amerikan është udhëzuar të shmangë zonat ku zhvillohen demonstratat, ndërsa fëmijët e punonjësve amerikanë nuk do të dërgohen në shkollë atë ditë.

Protestat zhvillohen në të njëjtën ditë kur në Hagë pritet të shpallet vendimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ambasada do të jetë e hapur, por shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar.

Top Channel