Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare Albin Kurti i bëri thirrje rivalëve politikë për bashkëpunim në zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, duke thënë se do të ishte “e pafalshme” që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme sërish për shkak të kësaj çështjeje.
Kuvendi i Kosovës e rizgjodhi Kurtin kryeministër për herë të katërt të dielën, por dështimi për ta zgjedhur presidentin e ri do ta çonte vendin ne zgjedhje për herë të katërt në dy vjetët e fundit.
“Jemi kaq afër zgjedhjes së presidentit, saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje për të ardhur përsëri në të njëjtën pikë. Andaj… u bëj thirrje liderëve politikë dhe deputetëve ta zgjedhimin çështjen e presidentit dhe të ecim përpara”, shprehet Kurti.
Në fund të gushtit, Kurti arriti marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës në opozitë, e cila ka 18 deputetë, për ta mbështetur Bekim Sejdiun për president të ri të Kosovës.
Megjithatë, një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta respektonin vendimin e liderit të partisë së tyre, Lumir Abdixhiku.
Dy partitë e tjera opozitare shqiptare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca e kanë bërë të qartë se nuk kanë votë për Sejdiun.
Për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve në sallën e Kuvendit, i cili ka gjithsej 120 vende.
Nëse parlamenti dështon ta zgjedhë presidentin e ri, atëherë vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.
Thirrja e Kurtit për bashkëpunim erdhi pikërisht në ditën kur PDK-ja i kërkoi Gjykatës Kushtetuese ta pezullojë punën e Kuvendit të ri, derisa ajo të shqyrtojë nëse konstituimi i tij u bë në përputhje me Kushtetutën.
Top Channel