Vendi anëtar i NATO-s i ka dërguar fshehtësisht avionë gjuajtës Ukrainës, thonë mediat (fotot)

27/01/2023 17:30
Gjuajtes MIG-29

Polonia raportohet nga Rusia se ka dërguar fshehtësisht Ukrainës disa avionë gjuajtës MIG-29, të maskuar si ‘pjesë këmbimi’.

Në pranverën 2022, Varshava ka dërguar disa avionë MiG-29 drejt Ukrainës, edhe pse qeveria e vendit mohon marrëveshje të tilla, raportonte agjencia polake të lajmeve Dziennik Gazeta Prawna (DGP), e cila shkruan se avionët janë dërguar me mënyra “të kombinuara”, me sa duket në formë të çmontuar dhe të deklaruara si pjesë këmbimi.

 Trupi i avioni dhe krahët mund të jenë pjesë këmbimi,” shkruante dje agjencia polake DGP, duke cituar burime anonime të qeverisë vendase.

Në mars Uashingtoni kishte refuzuar planet për transferimin e avionëve polakë MiG-29 në Ukrainë, duke thënë se lëvizja mund të kthehej në një përshkallëzim të shpejtë e të fuste SHBA ose NATO në konflikt me Rusinë.

Por një muaj më vonë Pentagoni pranoi se aleatë të paemëruar të SHBA kishin ndihmuar Ukrainën për forcimin e forcës ajrore me “donacione pjesësh këmbimi” që supozohej se ishin për të riparuar flotën ajrore të dëmtuar të Kievit.

Javët e fundit SHBA ka thënë se do të dërgoje tanke M1 Abrams për Kievin, kurse Gjermania, Polonia e Finlanda do të dërgojnë tanket e tyre Leopard 2.

Kremlini ka thënë se dërgesat tregojnë se Perëndimi po përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, edhe pse BE e SHBA pretendojnë ndryshe./PressUnited/

FOTO GALERI
2/2
Gjuajtes MIG-29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA