VIDEO/ Protesta para Ministrisë, jo vetëm ujë, autobotët e policisë spërkasin protestuesit me një solucion blu

14/10/2026 13:26

Përplasjet me protestuesve dhe policisë vijojnë para Ministrisë së Arsimit, teksa kjo e fundit ka vënë në dispozicion 2 autobotë uji për të shpërndarë turmën e qytetarëve.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur autoboti i policisë, përveç ujit hedh drejt protestuesve u hodh edhe një solucion ngjyrë blu, i cili nuk dihet zyrtarisht se çfarë përbërje ka.

Megjithatë sipas dëshmive nga protesta, pretendohet se solucioni shkakton djegie dhe irritim në lëkurë.

Top Channel