Do të mbahej sot në Pallatin e Brigadave, Rama shtyn për nesër mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS

14/10/2026 09:07

Mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Pallatin e Brigadave është shtyrë.

Burime nga grupi parlamentar i PS për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu bëjnë me dije se mbledhja është shtyrë për ditën e nesërme.

Mbledhja e parashikuar për sot do të mbahet nesër ora 9:30 përpara nisjes së seancës plenare në parlament.

Takimi ishte planifikuar të mbahej në Pallatin e Brigadave, ku në fokus do të ishte raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” si dhe një prezantim për “Pasqyrë Albania”.

Top Channel