Luixhino udhëtoi gjatë javës në Prishtinë për të marrë Sara Hoxhën, që po mungonte në provat për “Dancing With The Stars”.

Sara ndodhej në një event së bashku me të dashurin e saj, këngëtarin Ledri Vula, por Luixhino nuk ngurroi ta merrte influenceren dhe ta sillte në Tiranë.

Sonte, në skenën e “DWTS” Sara dukej më sensuale se kurrë me bachata-n, por juria kishte jo pak kritika.

Sipas anëtarëve të jurisë, Sara u duk e ftohtë në disa momente, që në fund të komenteve i dhanë 30 pikë.

Nëntë yjet do të performojnë sot, në skenën e “Dancing With the Stars”, por në fund të mbrëmjes njëri prej tyre do të largohet…

Juria ka në dorë 50% të pikëve për t’i dhënë kartonin e kuq njërit prej tyre, 50% tjetër është në dorën tuaj. Ju mund ta shpëtoni çiftin e preferuar nga eliminimi, duke votuar. Nëse Sara dhe Luixhino janë të preferuarit tuaj, votojini me kodin VIP3.

 

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA