Rodrigo De Paul është një nga lojtarët më të rëndësishëm të organikës së Diego Simeones tek Atletiko Madrid.
Por, në javët e fundit duket se raporti mes trajnerit argjentinas, drejtuesve dhe mesfushorit është “thyer” pasi De Paul mori leje nga Simeone për të munguar për arsey familjare në ndeshjen ndaj Sevillas në transfertë, por nga ana tjetër u “kap” duke marrë pjesë në një event festiv pak orë para se të luhej ndeshja e Atleticos.
Një gjest i cili nuk i ka pëlqyer aspak presidentit Cerezo dhe teknikut Simeone që prej asaj dite e uli në stol argjentinasin për tre ndeshje radhazi. Madje, në dy prej tyre nuk e aktivizoi për asnjë minutë, me De Paul që u rikthye në fushë vetëm për të luajtur 30 minutat e fundit në takimin e së mërkurës në Champions League ndaj Club Brugge.
Raporti duket tashmë totalisht i “krisur” me De Paul që mund të largohet që në janar ndërsa në gjurmë e tij prej kohësh janë vendosur Juventus dhe Milan. 28-vjeçari ka një të shkuar në Serie A teksa është aktivizuar me Udinezen, klub nga i cili Atletico Madrid e transferoi në verën e vitit 2021 për shumën e 35 milionë eurove.
Top Channel