Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.
Duka: “Bie shi sepse do të kishte edhe më shumë njerëz, por kryemistri tha që sjell bereqet. Iu uroj mirëseardhjen miqve specialë, presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos. Së bashku me delagacionin e tij, është edhe ish-lojtari i Francës, Djorkaeff.
Më lejoni t’iu uroj mirëseardhjen për herë të dytë, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi si dhe presidentit të Federatës së Maqedonisë së Veriut, Sejdiu. Në këtë shtëpi do të hyjnë e dalin mbi 16.000 futbollistë vajza dhe djem, do të jemi të kujdesshëm për t’i edukuar sportivisht. Para disa vitesh ishte utopi ta mendoje diçka të tillë, madje për disa ishte diçka lukzose e panevojshme.
Nuk është thjesht një godinë, fushë apo palestër, por është një mesazh sa i rëndësishëm është futbolli. Kemi pasur gjithnjë futbollistë, por nuk kemi pasur mundësinë për t’i mbështetur. Ky projekt nuk do të realizohej pa vullnetin e qeverisë dhe Edi Ramës, i cili vendosi në dispozicion këtë terren.
Bashkë me kryeministrin kemi nisur ndërtimin e zyrave të FSHF, që kur ishte Kryetar Bashkie. Projektet e mëdha kërkojnë kohë dhe në vitin 2018 më telefonoi për vendin ku do të ndërtonim Shtëpinë e Futbollit dhe më duhet ta falenderoj për vizionin. Është një vazhdim i projekteve ndër vite.
Në Air Albania pritëm finalen e Conference League, u bëmë qendër i opinionit botëror që e kaluam me sukses. Të gjitha mbështetjen nuk do të realizoheshin pa mbështetjen e UEFA-s dhe FIFA-s, i pari projekt nëpërmjet FIFA-s është ai Gold që ndërtuam kompleksin sportive në Kamëz. Në gjashtë vitet e fundit FIFA është hapur për anëtarët e saj, ne jemi të parët që vrapojmë për të fituar projekte. Kemi realizuar projektin VAR, kemi përmirësuar futbollin e fëmijëve dhe vajzave, përballuam vësghtirësitë e pandemisë. Dhe së fundmi, projekti që është ndërtuar me kontributin e FIFA-s, ky projekt ka një vlerë të deritanishme (do të ndërtohet një hotel) prej 10.25 milionë euro, nga të cilat 6.25,FIFA, 2 milionë nga UEFA dhe 2 milionë nga Federata. Garantojmë se do të jemi anëtarë konstruktivë, dëshiroj që ppolitikat e FIFA-s të jenë në koherencë me ato të UEFA-s. Akademitë të shtojnë numrin e futbollistëve, buxheti i shtetit është ndonjëherë kpoprac për futbollin, por garantoj ekonomistët se paratë në futboll rikthehen shpejt”, tha Duka.
Top Channel