“Lironi çunat!”/ Mbështetësit e protestuesve të arrestuar mblidhen para Gjykatës Penale të Tiranës
17/09/2026 09:46
Pranë Gjykatës Penale të Tiranës janë mbledhur mbështetës të protestuesve të arrestuar pak ditë më parë.
Ata kanë mbërritur në ambientet pranë gjykatës, ndërsa pritet të zhvillohen seancat gjyqësore për personat e arrestuar pas protestës, raporton gazetarja Anila Hoxha.
Mbështetësit kërkojnë lirimin e protestuesve dhe ndjekin nga afër zhvillimet në gjykatë. Sakaq dëgjohen duke brohoritur “Lironi çunat!”
Seancat pritet të përcaktojnë masat e sigurisë për të arrestuarit.
Top Channel