“Dasma Shkodrane”, e riktheu Shkodrën pas, në vitet më të bukura të artit shkodran kur bashkimi mes djalit dhe vajzës, kalonte ceremonialin e martesës dhe ishte një shpalosje e vlerave artistike dhe kulturore qindravjeçare e qytetit.
Perlat e muzikës shkodrane me tekstet poetike që i dedikohen dy të rinjve që kanë vendosur të bashkojnë fatet e tyre, e ktheu oborrin e muzeut “Oso Kuka” në një mjedis feste, me qytetarë të cilët rikujtonin martesat e tyre vite më parë, të rinj por edhe miq nga Kosova.
Mbrëmja e veçantë erdhi fale interpretimit të artisteve të rinj të qytetit nen udhëheqjen artistike të profesor Lorenc Radovanit.
Organizimi i sivjetshëm i “Dasmës Shkodrane” ishte për një kauze të veçantë.
Kjo ishte një ide e disa të rinjve shkodranë për të ndihmuar fëmijët me çrregullime te spektrit autik dhe të gjitha të ardhurat nga biletat shkuan për seancat e terapive falas.
Top Channel