Artistët dalin kundër projektligjit për trajtim financiar dhe kërkojnë ‘Statusin e Artistit’: Jemi të shokuar, Ministria duhet të na përfshijë në konsultim Në një atmosferë të ngrohtë, serenata, simboli i padiskutueshëm i identitetit kulturor të qytetit të Korçës, ka bërë bashkë interpretues të brezave të ndryshëm për 4 netë me radhë.
Përveç repertorit klasik dhe traditës së ruajtur me fanatizëm ndër vite, ky edicion i Serenights solli edhe përpunime moderne e orkestrime të reja, duke i dhënë kësaj gjinie një dimension tjetër, pa ia humbur shpirtin origjinal.
Përpunimi i melodive dhe sjellja e tyre përmes formacioneve më të pasura orkestrale u mirëprit edhe nga njohësit e traditës, si një hap për ta ngritur më tej vlerën e këtij aseti të ruajtur ndër vite. Për vetë artistët pjesëmarrës, ky festival jo vetëm që ruan frymën autentike të serenatës, por përcjell edhe emocione të veçanta.
Transmetimi dhe ruajtja e kësaj trashëgimie te brezat e ardhshëm mbetet edhe synimi kryesor i këtij organizimi. Ndërsa festivali uli siparin e këtij edicioni, serenata vijon të jetojë në çdo tryezë, oborr e rrugicë karakteristike të qytetit të Korçës.
Top Channel