Ende pa u grumbulluar plotësisht protestuesit në Tiranë, policia nis me shoqërimet, të rinjtë me maska bllokojnë qarkullimin te “Myslym Shyri”
Një konflikt mes dy nxënësve në një gjimnaz në Krumë të Kukësit ka përfunduar me lëndimin e një 17-vjeçari.
Ngjarja ndodhi në oborrin e shkollës, ndërsa policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj bashkëmoshatarit të tij, i cili dyshohet se e ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës.
“Krumë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për një 17-vjeçar.
Dje paradite, në oborrin e gjimnazit, në qytetin e Krumës, 17-vjeçari (nxënës) dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka gërvishtur me një mjet të vogël prerës, një bashkëmoshatar (nxënës në të njëjtën klasë), i cili mori mjekim dhe u largua në banesë.
Veprimet janë kryer në prani të prindërve dhe psikologut. Rasti, përveçse ligjërisht, është trajtuar edhe me prindërit e dy të miturve dhe me stafin pedagogjik”, shkruan Policia.
Top Channel