Masa ndaj Vlora Hysenit dhe kontrolli në banesën e Ilir Prodës, gazetarja Hoxha zbulon detaje nga aksioni i SPAK: Ja për çfarë akuzohet kreu i SHISH

22/09/2026 10:20

Mëngjesin e kësaj të marte, SPAK zhvilloi një aksion ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni, të cilës iu caktua masa “arrest shtëpie” nga gjykata dhe një kontroll i BKH-së në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në “Breaking” me Fiori Dardhën, detaje nga aksioni i zhvilluar këtë mëngjes.

Ajo shpjegon se cilat janë akuzat ndaj Vlora Hysenit dhe detaje nga kontrolli në banesën e Prodës.

“Herët në mëngjes, BKH-ja ka vënë në zbatim një masë sigurie të shpallur nga gjyqtarja e posaçme, Flojera Davidhi, pas kërkesës së dy prokurorëve të posaçëm të dosjes së AKSHI-t, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, të cilët i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme gjyqtares Davidhi dhe kjo e fundit ka vendosur masën e arrestit shtëpiak dhe pezullimin nga detyra për kreun e SHISH-it, Vlora Hyseni. Një masë sigurie e cila është zbatuar mëngjesin e sotëm, pasi hetuesit e BKH-së kanë shkuar në banesën e kreut të SHISH. Nga ana tjetër, kontrolli gjithashtu, por është ende i pakonfirmuar se për çfarë po hetohet dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili unë dorëhoq pak muaj më parë nga kjo detyrë dhe vazhdoi jetën e tij civile. Kontrollet janë zhvilluar herët në mëngjes në banesën e tij në Tiranë. Jo zyrtarisht, burime shumë të sigurta të gjykatës dhe Prokurorisë së Posaçme, thonë se masa e sigurisë për kreun e SHISH është dhënë për dy vepra penale. Ajo dyshohet për nxjerrjen e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit. Por mbahen sekret, sepse janë ende nën hetim e sipër dhe për këtë arsye nuk ka ende një njoftim zyrtar për rrethanat e faktit dhe dyshimet konkrete. Është hera e dytë në historinë e SHISH-it kur drejtësia angazhohet për të shpallur masa sigurie. Disa dekada më herët ka pasur masa sigurie për një nga ish-krerët e SHISH, Gazidede, i cili në atë kohë po hetohej për çështjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe pasi ai nuk e mbante më këtë detyrë, atij iu shpall një masë sigurie kur nuk jetonte në Shqipëri dhe pasi iu nënshtrua procedurave, çështja u mbyll me pavendimmarrje. Do të presim njoftimin zyrtar dhe prokurorët e posaçëm të SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, e dyshojnë kreun e SHISH me këto argumente dhe të dhëna që janë tepër sekrete, ata kanë shkuar përpara gjyqtares Davidhi. E dyshojnë kreun e SHISH për nxjerrjen e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit. Ndërsa për çfarë dyshohet ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të cilit i janë kryer kontrolle në banesë dhe ende nuk i dihet se çfarë i është gjetur në banesën e tij, megjithëse hetues të BKH-së thonë se nuk i janë gjetur sende të ndaluara, kontrolle që i janë bërë për të njëjtën dosje. Do të presim veprimet e mëtejshme hetimore për të parë dhe për të kuptuar për trë hedhur dritë mbi masat e kreut të SHISH”, tha ndër të tjera gazetarja Hoxha.

Top Channel