“Pacolli mori 100 mln euro kredi në Luksemburg, vuri si kolateral asetet e VIA-s”/ Debat në “Top Story”, Sulo i përgjigjet Manjanit: Balluku duhet të bënte tender tjetër, por…
Një aeroport që u premtua si zhvillim dhe përfundoi në arbitrazh. Një rrugë që lidhet me një kontratë shumëvjeçare dhe me një faturë që në fund, mund të zbresë mbi shtetin.
Në pamje të parë këto tri çështje, nuk kanë asgjë të përbashkët. Por në thelb, të treja flasin për të njëjtën gjë. Për mënyrën se si merret një vendim në emër të publikut. Dhe kush paguan kur ai vendim del i gabuar.
Aeroporti i Vlorës u prezantua si një projekt strategjik, si një premtim për zhvillim, turizëm dhe investime.
Sot, historia e tij ka edhe një tjetër fjalë në mes: arbitrazh. Dhe pyetja nuk është vetëm kush ka të drejtë në konfliktin mes palëve por
kur u firmos kontrata, kush mendoi për rrezikun që mund t’i mbetej shtetit? A u parashikuan konfliktet? E njëjta pyetje qëndron edhe për Milot Balldren. Një projekt tjetër. Një kontratë tjetër. Një tjetër marrëdhënie mes shtetit dhe privatit.
Por përsëri, pas shifrave dhe dokumenteve, qëndron e njëjta pyetje: Sa rrezikon shteti dhe sa mbrohet qytetari? Sepse kontratat firmosen në një ditë. Detyrimet mund të zgjasin vite. Madje dekada. Në të trija rastet, pyetja që mbetet është e njëjtë: Kush mban përgjegjësi?
Në studion e Top Storyt, një debat u bë mes të ftuarve, i cili u përcoll kështu:
Tomorri: Është e vërtetë që Pacolli mori një kredi në Luksemburg nga një fond investimesh që funksionon si rreth i mbyllur dhe nuk dihet kush qëndron mbrapa parave. Nuk bëheshin asetet garanci, se aeroporti është aset i popullit shqiptar, nuk e kanë pronë të tyre.
Ata i jepnin kontroll menaxherial, kjo kredi ishte arsyeja pse gjykata e nxorën Pacollin jashtë dhe i ngrinë kuotat.
Gjykata e Lartë ka thënë që ky duhet të rrijë aksionerë maxhoritar, se 51% i ka në çdo rast.
Kontrata e shitjes së 47% të aksioneve qëndron.
Gjithë kjo kredi ishte marrë pa dijeninë e ortakut të minorancës, pra e kishte futur koncesionarin në kredi pa i thënë.
Curri: Kjo është çështje e sigurisë kombëtare.
E dyta – është turku, 58% ka qenë Pacolli, 40% turku dhe 2% Ademi.
Turku ishte ai i Spitalit Memorial, aeroporti ishte mekanizmi që këta do merrnin lekë.
Anila Hoxha: Tani jemi duke folur që turku nuk plotësonte kriteret, por gjeneza është që prezenca e turkut është fiktive. Ku është shteti këtu? Kush është kontrolli?
Tomorri: Turku u përdor vetëm për dokumentacionin, përgjegjësia e Ministrisë së Infrastrukturës qëndron në daljen e tyre, turqve.
– Për të favorizuar Begjetin.
Tomorri: Jo, ishte dhënë kontratë, ishte nënshkruar. Ka një interpretim kur janë brenda aksionerëve, duhet ta miratonte ministria.
E ka firmosur daljen e turqve, e ka firmosur Belinda Balluku.
Sulo: Këtu është pikëpyetja: Kush i mori?
Manjani: Aeroporti dështoi se iku turku?
Sulo: Opozita e ka denoncuar, ekspertët kanë folur. Sa merret një zotëri i huaj për fasadë, turqit dhe kalojnë aksionet menjëherë te 2A me 2%. Ministria e kalon këtë, kjo është shkelja e parë. Këto janë në xhepin e Pacollit, Ademit dhe do t’i marrin në arbitrazh se është qeveria problemi, Pacolli.
Tomorri: Nuk jepen koncesione kaq strategjike te sekseri.
Curri: Kush na i kontrollon qiejt, turqit apo rusët? Qiejt e Vlorës?
Hoxha: Në marrëveshjen e koncesionarit citohet Rama që i ka thënë Ballukut që dikush e ka mallkuar këtë projekt. Të gjitha këto që u parashtruan janë vepra penale, si janë përpiluar në mënyrë fiktive, këto kalkulohen vepra penale.
Kjo është paralelisht me arbitrazh dhe rezultati do të jetë në dëm të shtetasve shqiptarë. Të shpresojmë që do kemi një aeroport me shtyrjen e afateve.
Top Channel