Fëmijët të pasiguruar në mjet, është një nga shkeljet më të rënda që drejtuesit e automjeteve bëjnë në Shqipëri.

Të vegjlit e palidhur në segiolinot e pasme, fëmijë që mbahen në prehër apo edhe raste më ekstreme kur drejtuesi e mban fëmijën në timon.

Në morinë e aksidenteve automobilostike ka pasur edhe shumë fëmijë të aksidentuar.

Vetëm ne 2 javët e para të gushtit, 19 fëmijë të aksidentuar janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Pakujdesia nga ana e prindërve, përbën një burim aksidenti dhe dëmtime për fëmijët. Rastet kanë qenë si pasojë e pakujdesisë. Nëna mban në prehër fëmijën dhe në momentin e aksidentit fëmija i ka dalë nga makina. Kjo ka shkaktuar traumë në kokë”- shprehet mjekja Valmira Abilaliaj.

Mjekja kirurge ka një meszah për prindërit dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve që të sigurojnë fëmijët duke i vendosur në sedijeje tyre të posaçme të lidhur, para se të nisen në udhëtim.

Një neglizhencë nga prindi  për të lidhur fëmijët në udhëtim, bën që edhe në rast se fëmija shpëton nga aksidenti, të rritet me probleme që e shoqëron gjithë jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA