Protesta është futur sot në ditën e saj të 113-të.
Si çdo ditë tjetër, protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku po mbajnë fjalimet e përnatshme, poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Më kërkesën për dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike, ata kanë bërë thirrje për një tjetër protestë të enjten e ardhshme para Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës plenare.
“Të enjten të jemi sa më shumë para Kuvendit”, u shpreh një nga aktivistët.
Gjatë mbylljes së fjalimeve, aktivistja Arvina Lleshi është shprehur se që nga sot, marshimin do ta kryesojnë studentët bashkë me vajzat dhe gratë.
“Që nga sonte marshimin e kryesojnë studentët, bashkë me vajzat edhe gratë”, tha aktivistja Arvina Lleshi.
Top Channel