Misteri makabër i valixhes në Athinë/ Gruaja dyshohet se kishte vdekur prej dy ditësh, policia “zbërthen” kamerat e sigurisë 08/11 22:55
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament mbrëmjen e sotme, aty ku po diskutohet për pagat e gjyqtarëve.
Rama ka hyrë në Kuvend në momentin që në foltore ishte Toni Gogu, më pas ai u largua.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, mëson se kryesocialisti ndodhet në ambientet e brendshme të Kuvendit, ku po pret momentin e votimit.
Seanca plenare vijon ende në Kuvend, teksa duhen 84 vota që ligji për rritjen e pagave të realizohet, sipas propozimit në shifrat e Qeverisë.
Top Channel