Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjata kilometrike pas kthimit të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales

20/09/2026 20:29

Mbrëmjen e kësaj të diele, aksi Lezhë-Milot është përfshirë nga një trafik i rënduar, me automjete të shumta që lëvizin në të dyja drejtimet.

Fluksi i lartë është shtuar pas kthimit të pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, pas një fundjave me mot të favorshëm dhe temperatura të larta.

Qarkullimi i dendur ka sjellë krijimin e radhëve të gjata të automjeteve, ndërsa lëvizja në këtë segment rrugor vijon me vështirësi.

Drejtuesit e mjeteve janë përballur me vonesa të konsiderueshme, teksa trafiku në aksin Lezhë-Milot vijon prej disa orësh.

Top Channel