Protesta e 110 radhazi para Kryeministrisë, nis marshimi drejt Komisariatit 1. Një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit
17/09/2026 21:20
Protestuesit kanë zhvilluar protestën e 110 para Kryeministrisë në Tiranë, kundër klasës së vjetër politike.
Pas mbërritjes pranë Kryeministrisë, nisën fjalimet e organizatorëve dhe përfaqësuesve të tubimit.
Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj Qeverisë, ndërsa organizatorët paralajmëruan vijimin e protestave edhe në ditët në vijim.
Ata marshuan më pas drejt Komisariatit numër 1 aty ku ndodhen protestuesit e shoqëruar nga policia gjatë tensioneve.
Policia është vendosur përpara Parlamentit, aty u vijon seanca plenare, teksa një autobot uji u vendos pranë turmës.
Top Channel