“Një fiasko e pashmangshme”, kështu titullohet raporti zyrtar francez mbi skenat kaotike në finalen e UEFA Champions League në Paris në maj, duke  ekspozuar një “seri mosfunksionimesh” nga autoritetet franceze. 

Tifozët e Liverpool-it që u dyndën në stadium, por që nuk mundën të hynin për të parë ndeshjen e ekipit të tyre, iu hodh gaz lotsjellës nga policia franceze. Madje shume prej tyre  u grabitën ose u rrahën gjithashtu nga bandat lokale, por pamjet u fshinë.

Laurent Lafon, bashkëpresidenti i komisionit hetimor, përshkroi një sërë dështimesh përpara ndeshjes, duke thënë se autoritetet vepruan sipas planeve të tyre pa shumë koordinim – dhe se kishte “dështime” si “në ekzekutim” dhe “përgatitje” dhe kurrsesi nuk mund të vihet faji tifozëve të Liverpolit për finalen për të cilët bota priti më shumë se 40 minuta nga orari i paracaktuar për të nisur.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin fillimisht fajësoi tifozët e Liverpool-it me bileta false për skenat kaotike, duke thënë se 35,000 mbështetës ishin paraqitur në Stade de France me bileta të falsifikuara.

“Nuk është për shkak se kishte tifozë të Liverpool-it që shoqëronin ekipin e tyre që shkoi keq”, tha Laurent Lafon.

“Është e padrejtë të kërkojmë të fajësojmë tifozët e Liverpool për trazirat, siç bëri ministri i Brendshëm për të larguar vëmendjen nga paaftësia e shtetit për të menaxhuar në mënyrë adekuate turmat e pranishme dhe për të frenuar veprimet e disa qindra shkelësve të dhunshëm dhe të koordinuar”, thuhej në raport.

Franca gjithashtu do të presë Kupën e Botës 2023 të Rugbit dhe Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të 2024. Raporti thotë se “vështirësitë e shumta” të hasura në Stade de France “kanë vënë në pikëpyetje seriozisht kapacitetin e Francës për të organizuar ngjarje të mëdha sportive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA