Torino dhe Fiorentina kanë nisur të mendojnë për merkaton e verës, teksa të dy klubet përplasen në objektivin për të siguruar shërbimet e mesfushorit me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri.

Ky i fundit është rritur në Zvicër, te Servette, teksa këtë sezon ka spikatur në Superligën helvete, duke shënuar 11 gola dhe dhënë një asist në 25 ndeshje të luajtura.

Kaq ka mjaftuar që mesfushori 21-vjeçar të përfundojë në radarët e klubeve të njohura italiane, të cilat janë gati të paguajnë deri në 6 milionë euro për kartonin e Imerit.

Sa i përket arenës ndërkombëtare, Kastriot Imeri ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës, deri te U21-shi, teksa për të ardhmen do të duhet të zgjedhë mes Kosovës, Shqipërisë dhe helvetëve./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA