“Enët nuk ishin përdorur prej javësh”/ Helmimi i gjashtë fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindi ngre dyshime për higjienën
Një diskutim për divorcin dhe mënyrën se si shoqëria i sheh gratë e divorcuara solli në emisionin “Goca dhe Gra” edhe një rrëfim personal nga Selin Bollati.
Ajo tregoi për një periudhë të vështirë në marrëdhënien mes prindërve të saj, pas pjesëmarrjes në “Big Brother”, kur mes tyre kishte nisur një konflikt që, sipas saj, arriti deri në një “krisje tepër serioze”.
“Unë e kam të përjetuar për veten time. Një vendimmarrje që unë bëra për në ‘Big Brother’, njëri prind e suportonte, njëri prind nuk e suportonte dhe askush nuk u drejtua tek unë që të më pyeste pse ti ke marrë këtë vendimmarrje me pëlqimin e njërës palë dhe mospëlqimin e palës tjetër, por ama kaloi në konflikt të brendshëm mes njëri-tjetrit”, tregoi Selin Bollati.
“E ke për ‘Big Brother’-in?”, e pyeti Ori Nebijaj.
“Po, rasti i ‘Big Brother’-it. Ishte një vendimmarrje që unë e mora me konfirmimin e të dyja palëve, e të dy prindërve. Por në përfundim të tij nuk ishte një rrugëtim që për njërën palë u përqafua, për palën tjetër ishte thjesht dëshira që unë të sfidoja veten dhe ma dha atë lirinë për ta çuar deri në fund”, u përgjigj Selina.
Ajo tregoi se krisja mes prindërve vazhdoi edhe pas përfundimit të eksperiencës së saj dhe se e shihte veten si faktor në atë që po ndodhte mes tyre.
“Me të mbaruar si eksperiencë, një krisje që vazhdoi edhe pas daljes time ishte për shkakun tim. Pra, unë isha faktori që prindërit e mi në një pikë po pësonin një krisje tepër serioze në marrëdhënie. Unë e kam ndarë shpesh dhe me miqtë e mi kur situata ishte ndezur.”
Selina tregoi se në atë periudhë kishte reflektuar edhe për divorcin dhe për rolin që mund të ketë një fëmijë në marrëdhënien mes prindërve.
“Aty kam stopuar në një moment dhe kam thënë: OK, të tilla marrëdhënie në një moment, edhe divorci paska një anë tjetër të një medaljeje, që qenka që shpesh mund të jetë fëmija faktori që mund t’i çojë prindërit në ndarje, por, prapë nga rasti im, në rastin tim po bazohem, mund të jetë prapë fuqia e fëmijës për t’i bërë prapë bashkë.”
“Në këtë moment çfarë po përjetoni?”, e pyeti Orinda Huta.
“Në këtë moment prindërit janë bashkë. Unë e kam ndarë dhe më përpara me publikun dhe kjo ka qenë prej negociimeve që unë kam bërë, pra unë e kuptova që problemi isha unë dhe thashë OK”, tha Selina.
“Të rëndonte si gjë?”, e pyeti Orinda Huta.
“Është përgjegjësi, se nuk ka fëmijë që asnjërën palë do ta shikojë keq”, u përgjigj Selin Bollati.
Top Channel